Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 50-vjeçarit në Durrës, pas vajzës, në pranga edhe dy djemtë


Pas arrestimit të 19-vjeçares së akuzuar për vrasjen e të atit në Shënvlash të Durrësit, në pranga kanë përfunduar edhe dy vëllezërit e saj.

Sipas policisë, në qesen me të cilën ishte mbështjellë trupi i 50-vjeçarit Pëllumb Meta janë gjetur shenha gishtërinjsh të të birit, 25-vjeçarit Hysen Meta.

Viktima dyshohet se është vrarë disa ditë më parë dhe është groposur pranë shtëpisë.

Krimin deri tani e ka marrë përsipër 19-vjeçarja e cila ka deklaruar se i ati nuk e linte të shkollohej dhe se e kishte fejuar pa dëshirën e saj me një djalë emigrant në Itali.