Vendosni fjalën kyçe....

Manifestim solidariteti për Ukrainën në Tiranë, David Wisner: Shqipëria, partnere e popullit ukrainas dhe SHBA-ve


I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Shqipëri David Wisner ka folur nga ceremonia e mbajtur sot në kryeqytet në shenjë solidarizimi me Ukrainën në 2-vjetorin e nisjes së luftës me Rusinë.

Wisner u shpreh se Shqipëria ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme 2 vitet e fundit për Ukrainën duke mbajtur përgjegjëse Rusinë në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Ai shtoi se Shqipëria po ashtu mbetet një partnere e SHBA-ve dhe se këto të fundit mbeten të angazhuara për mbrojtjen e Ukrainës.

“Ju falënderoj për organizimin e këtij aktiviteti dhe që na keni sjellë të gjithëve këtu. Shqipëria ka qenë një partner i vërtetë i Ukrainës duke dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme 2 vitet e fundit. Nga koha e vendit në Këshillin e Sigurimit duke mbajtur përgjegjëse Rusinë për agresionin e saj. Shqipëria ka treguar se ka qenë një partner fenomenal i popullit ukrainas dhe SHBA. SHBA mbetet e angazhuar për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Duhet të vlerësojmë edhe ukrainasit guximtarë që kanë treguar trimëri për vendin e tyre. Ata i kanë mësuar Presidentit Putin ligjin e tretë të Njutonit, çdo veprim ka një kundërveprim të barabartë. Zelensky nuk u arratis dhe NATO sot është rritur dhe të gjithë sot jemi së bashku dhe do të jemi të tillë teksa bëjmë përpara”, u shpreh ai.