Vendosni fjalën kyçe....

Kabineti izraelit i luftës miraton udhëzimet për bisedimet mbi pengjet me Hamasin


Kabineti izraelit i luftës miratoi të dielën udhëzimet për bisedime me Hamasin në lidhje me një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve, sipas mediave izraelite.

Masa erdhi pasi bisedimet u mbajtën në Paris të premten midis përfaqësuesve të Izraelit, SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit për të diskutuar një marrëveshje shkëmbimi pengjesh midis Tel Avivit dhe Hamasit.

Kur Hamasi të pranojë këto udhëzime, Izraeli do dërgojë një delegacion në Katar për të vijuar bisedimet për shkëmbimin e pengjeve, raportoi gazeta Yedioth Ahronoth.

E përditshmja, megjithatë, nuk dha asnjë hollësi në lidhje me këto udhëzime.

Sipas gazetës, shumë hollësi ende duhet të bisedohen, duke përfshirë kushtet e një armëpushimi të propozuar, tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore.

Hamasi besohet se mban peng më shumë se 130 izraelitë pas sulmit të tij ndërkufitar më 7 tetor, ndërsa Izraeli mban të paktën 8800 palestinezë në burgjet e tij, sipas burimeve zyrtare nga të dyja palët.

Një marrëveshje e mëparshme në nëntor çoi në lirimin e 81 izraelitëve dhe 24 të huajve në këmbim të 240 palestinezëve, duke përfshirë 71 gra dhe 169 fëmijë.

Izraeli ka nisur një sulm në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, duke vrarë më shumë se 29,690 njerëz dhe duke shkaktuar shkatërrime në masë dhe mungesë të gjërave të nevojshme, ndërsa rreth 1,200 izraelitë janë vrarë sipas autoriteteve izraelite.