Vendosni fjalën kyçe....

Keqbërësi futet në kantinën e verës, hap rezervuarët e derdh 60 mijë litra (Video)


Një punishte vere në Castrillo de Duero, Spanjë, humbi mbi 2.5 milionë euro verë pasi një keqbërës i paidentifikuar hapi disa rezervuarë dhe zbrazi 60,000 litra në dysheme.

Sipas një përfaqësuesi të kantinës ‘Cepa 21’, personi përgjegjës mendohet se kishte njohuri për kantinën dhe rezervuarët, pasi ato janë ‘shumë të vështira për t’u hapur’ pa njohuri paraprake.

Dy verërat që u zbrazën, ‘Horcajo’ dhe ‘Malabrigo’, shiten deri në 100 dollarë për shishe, kështu që ky akt sabotimi ishte mjaft i dëmshëm për kompaninë.

Presidenti i ‘Cepa’ 21 e quajti veprimin ‘mizor dhe të poshtër’. Ndërkohë që policia po heton, ‘Cepa’ 21 ka thënë se nuk ka asnjë bazë për të dyshuar për punonjës të tanishëm apo ish-punonjës janë të përfshirë.