Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Pëllumb Metës, djali ndryshon dëshminë në seancë: E bëri motra


Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Hygerta Metën, 19 vjeç dhe dy vëllezërit e saj Hysen dhe Amarildo Meta, 25 dhe 22 vjeç, të akuzuar për vrasjen dhe fshehjen e trupit të babait të tyre Pëllumb Meta Shënavlash të Durrësit.

Hysen meta ka ndryshuar dëshminë në seancën e sotme. Ndryshe nga sa deklaroi ditë më parë pas arrestimit, sot ai thatë vrasjen e ka kryer e motra. 

Hysen Meta ka deklaruar se nuk e ka vrarë ai vrasjen, dhe ka deklaruar se donte ta fejonte me detyrim.

Hysen Meta: Se kam bere unë vrasjen

Gjyqtarja: Kush e ka bërë?

Hysen Meta : Të flasë kush e ka bërë! Kam qenë prezent! Motra ka qëlluar babain! Hygerta

Gjyqtarja: Kishit konflikte?

Hysen Meta: E qëlloi se donte ta fejonte me zor! Kishin debatuar shumë herë! S’kam qenë i pranishëm gjithmonë. Babi mua s’më pyeste për ketë pjesë! Marrëdhëniet i kam pas jo shume të mira!  Kam thënë ndryshe para oficerit sepse isha i hutuar dhe na ka ardhur keq. Për atë që ka ndodhur. As vëllezërve të vet nuk u ka ardhur aq keq sa na erdhi ne!

Prokurorja: Ai ndryshon qëndrime herë pas herë! Kur të mbledhim provat do ta mbajmë qëndrimin tonë.

Ndërkohë Hygerta Meta ka deklaruar para togave të zeza se vëllai vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë në momentin e vrasjes dhe se e kanë marr vesh lajmin pak më vonë. Më pas ajo ka thënë se janë marrë me fshehjen e gjurmëve.

Përveç të tjerash Hygerta Meta ka folur edhe për fejesën pa dëshirë për të cilën këmbëngulte ia tij. Ajo ka thënë se ky debat ka nisur që në muajin dhjetor dhe ka pretenduar se babai tentonte ta vriste përse ajo nuk pranonte të fejohej.

“Në fillim ishte shume vështirë. Nga frika mendova t’ia lija vëllait. Por ai s’ka qenë prezent kohët e fundit. Kishte 15 ditë para ngjarjes që ishte kthyer. Debati kishte nisur në dhjetor. Unë nuk isha e interesuar për fejesën. Dhe ai në fillim s’me tha gjë. Ndodhi një problem tek bombola e gazit. Se unë aty gatuaja. Gjithmonë. Dhe nga refuzimi që i bëra unë për fejesë ai tentonte të më vriste, mua ose mamanë. 

Tek bombola e gazit, preu bombolën e gazit dhe refuzonte ta rregullonte. Pas kësaj me ka thëne në fund të janarit që të fejohesha prapë. Dhe atëherë me tha ju s’keni për të bërë hajër në këtë shtëpi. Me kërcënonte mua dhe mamin. Mamin e kërcënoi për një portokall se e këputi dhe i tha do te vras”, ka deklaruar Hygerta. 

Ajo ka rrëfyer edhe episodet e dhunës që i ati ushtronte ndaj saj dhe nënës. Sipas Hygertës, ai i kërcënonte se do i vriste me tritol dhe nga frika nuk kishin bërë kallëzim në polici për dhunën e ushtruar.

Hygerta Meta: Kemi pasur konflikte për shkak të dhunës. Ai vinte na godiste. I erdhi mamit për bajram e goditi me grusht në zemër pasi ai e thirri dhe ajo nuk e dëgjoi. E rrihte në prezencën time. Kështu ka qenë gjithmonë.

Gjyqtarja: Pse nuk bëtë kallëzim

Hygerta Meta: S’e bëra nga frika. Duke pasur parasysh kur kërkohet ndihmë dhe përsëri ndodhi vrasje. Frikë kisha dhe nga fisi i tij. Më dërgonte dikë tjetër për të më vrarë. Ai na kishte thënë që do ju vras shumë herë. Na thoshte nëse ikni të bëni denoncimin do ju vras të gjithëve. Nëse largoheni nga unë do ju vras me tritol. S’kishim ku të shkonim.

“Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armëve dhe gjurmëve”, ka deklaruar Hygerta Meta në Gjykatë.

Gjithashtu djali i vogël Amarildo Meta ka deklaruar se kur është kthyer nga puna nëna i ka thënë se babai është vrarë.

“Gjeta mamanë e shqetësuar në shtëpi dhe pastaj me tha që ishte vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Dhe aty nisëm të kryejmë veprimet për ta fshehur. I kërkova makinën shokëve që të largonim automjetin tjetër”, ka deklaruar Amarildo Meta.