Katër anëtarË të një familjeje shqiptare në Ostend janë dënuar nga gjykata belge e Brugges për pjesëmarrje në trafikun e madh të kokainës.
Njëri prej djemve të familjes mori një dënim me 7 vite burg, siç raportojnë mediat belge. Detektivët e policisë gjetën 56 mijë euro nën shtratin e prindërve të tij, për të cilën ai u justifikua duke thënë: “Janë nga puna e tyre e palodhur”.
Ky rast u zbulua nga Operacioni SKY, në të cilën më shumë se 1 miliardë mesazhe u deshifruan disa vite më parë. A.B., 29 vjeç nga Shqipëria rezultoi nga hetimet se luante një rol kyç në një bandë që tregtonte të paktën 958 kilogramë kokainë, me një vlerë totale prej gati 29 milionë euro.
Gjykata kreu arrestimet më datë 14 shkurt. A.B. deklaroi se transportonte deri në 200 kg kokainë në një të njëjtën kohë për një bandë që vepronte nga katër prona me qira në Antwerp. Gjatë kontrollit të banesave u gjetën armë zjarri.
A.B. nuk e mohoi se ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. “Por vetëm si një djalë i porositur,” argumentoi avokati Frank Scheerlinck. Gjykata e dënoi A.B. me 7 vit burg.
Ai u kërkoi falje prindërve dhe dy vëllezërve dhe theksoi se ata nuk ishin të përfshirë në ngjarje. Por nuk mendoi kështu gjykata. Vëllai i vogël F.B. 23 vjeç, u dënua me 2 vit burgim me kusht. Babai i dy vëllezërve G.B., 57 vjeç, dhe nëna F.B., 52 vjeç morën secili nga 1 vit burgim me kusht. Sipas prokurorit, prindërit kanë ndihmuar në pastrimin e parave të drogës.
“Dukej si një familje e mirë në Ostende,” shpjegoi prokurori. “Babai ishte punëtor, kurse nëna jepte kurse për integrimin”. Banda në të cilën bënte pjesë A.B. përdornin persona të tjerë për të marrë prona me qira, jo vetëm në Antwerp, por edhe në Damme.