Vendosni fjalën kyçe....

Suedia mori konfirmimin për anëtarësimin në NATO, Begaj i uron mirëseardhjen: Aleanca është më e bashkuar


Presidenti i Republikës Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetin social “X” k reaguar pas ratifikimit të kërkesës së Suedisë për anëtarësimin në NATO nga Parlamenti hungarez.

Begaj i uroi mirëseardhjen Suedisë, si vendi i 32-të që i bashkohet aleancës më të madhe ushtarake në botë.

Ai shkroi se tani kjo aleancë është edhe më e bashkuar teksa forcon më tej vlerat e saj.

“Mirë se vini, Suedi, si shteti i 32-të anëtar i NATO-s. Aleanca jonë është tani edhe më e fortë dhe e bashkuar, duke forcuar sigurinë dhe vlerat tona kolektive”, shkruan Begaj.