Vendosni fjalën kyçe....

BERZH investitori kryesor i projektit hekurudhor në Shqipëri me vlerë 373 milionë euro


Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) ka aprovuar një financim prej 373 milionë euro për një projekt hekurudhor në Shqipëri.

Kjo kredi do të mbështesë rindërtimin dhe elektrifikimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit me një gjatësi prej 120 kilometrash. Marrëveshja është nënshkruar gjatë Samitit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024.

BERZH ka ofruar një kredi prej 98.75 milionë euro qeverisë shqiptare për këtë projekt, duke përfshirë rindërtimin dhe elektrifikimin e linjës hekurudhore.
Ky projekt, me vlerë totale prej 373 milionë euro, drejtohet nga BERZH dhe është financuar në bashkëpunim me Bankën Europiane për Investime (BEI) dhe Bashkimin Evropian (BE) përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Presidentja e EBRD-së, Odile Renaud-Basso, dhe zëvendëskryeministrja e Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kanë nënshkruar marrëveshjen e kredisë gjatë Samitit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024.

Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit ka një gjatësi mbi 120 km dhe lidh qytetin e Vorës në qendër të Shqipërisë me Hani i Hotit në kufi me Malin e Zi. Ky projekt ndihmon në rritjen e lidhjeve rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin me tregjet e Bashkimit Evropian.

Përveç kësaj, ky investim kontribuon në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë. Projekti synon të promovojë kalimin nga transporti rrugor në atë hekurudhor elektrik, një model më efikas dhe miqësor ndaj mjedisit.

Projekti gjithashtu kontribuon në agjendën e reformave në vend duke ndihmuar kompaninë hekurudhore të përgatitet për fazën operative, duke zhvilluar një kontratë shërbimi publik në përputhje me praktikat ndërkombëtare më të mira.

Presidentja e EBRD-së, Odile Renaud-Basso, u shppreh se Lidhja rajonale është një prioritet strategjik për BERZH në Ballkanin Perëndimor
“Ky projekt është një tjetër pikë referimi në këtë drejtim, duke treguar përkushtimin tonë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe rajonit.”

Belinda Balluku, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, shtoi se Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit shënon projektin e dytë të infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri.

“Ky projekt është pjesë e një strategjie kombëtare për të përmirësuar cilësinë dhe arritshmërinë e shërbimeve hekurudhore në të gjithë vendin. Këto investime do të nxisin rritjen ekonomike dhe zhvillimin shoqëror në Shqipëri, duke përputhur me synimin e promovimit të ekonomive të gjelbra, të qëndrueshme dhe të integruara në Ballkanin Perëndimor.”

Deri më tani, Banka ka investuar rreth 2 miliardë euro në Shqipëri nëpërmjet 149 projekteve.

VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e Revista Monitor