Seanca e radhës për shqyrtimin e çështjes së “21 Janarit”, do të jetë publike në Gjykatën e Lartë.
Kjo pasi Kolegji ka vlerësuar të nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore.
“Shqyrtimin e çështjes me nr. 70022-00558-00-2023 akti, me datë regjistrimi 13.09.2023, në seancë gjyqësore me praninë e palëve më datë 12 Mars 2024, ora 13:00. Urdhërohet sekretaria pranë Gjykatës së Lartë që të njoftojë palët pjesmarrëse në gjykim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Gjyaktës.