Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi është shprehur pas mbledhjes së grupit, se qëndrimi i PD zyrtare ndaj ligjit për amnistinë është sipas tij “teatër i shtirur për të zhvendosdosur vëmendjen nga protesta e 20 shkurtit”.
“Mu duk si një teatër i mirë orkestruar, uroj të mos këtë qenë kështu se do hedhi poshtë një vlerësim që unë bëra për Bashën për qëndrimin e tij për ligjin për amnistinë, por zhvillimet e 24 orëve të fundit nxorën në pah atë që shumë kolegë më thanë. Është një teatër i shtirur për të zhvendosur vëmendjen nga protesta e 20 shkurtit dhe për fat të keq këto orët e fundit kanë qenë kështu. Bëj sikur zihemi, për të votuar atë që do qeveria. Nuk është ky roli i opozitës”, tha Bardhi.
Kujtojmë se më herët në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj, ka ripërsëritur kushtin për tërheqjen e nenit të faljes për të dënuarit e GJKKO nga Amnistia Penale për të bashkuar votat me PS-në në Kuvend.
Alibeaj u shpreh se nuk po kërkojnë pazar dhe s’dëshirojnë që të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi.