Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky mbërrin në Tiranë, e pret ministri Hasani


Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka mbërritur në Tiranë  mbëmjen e sotme. Avioni me të cilin udhëtonte kreu ukrainas u ul në aeroportin e Rinasit rreth orës 23:00.

Për ta pritur kishin dalë ministri i Jashtëm Igli Hasani e ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

“Nder i madh për të pritur Presidentin Zelensky në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë.” – shkruan Hasani në X.