Vendosni fjalën kyçe....

Projektet në turizëm, shpallen 38 fituesit, nga festat tek shtigjet dhe trashëgimia


Nga të paktën 89 projekte që kanë kërkuar të përfitojnë nga fondi i qeverisë për turizmin, fitues janë përzgjedhur 38 projekte.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit publikoi listën e subjekteve që do të mbështeten me financim të paktën 50 për qind të vlerës së projektit të propozuar.

Në listë ajo që vihet re është një dominim i aktiviteteve të tilla si festivalet apo festat si dhe ato të lidhura me trashëgiminë kulturore apo shtigjet e destinacione specifike.

“Në përfundim të procedurës së përzgjedhjes së projekteve që iu përgjigjën Thirrjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për mbështetje financiare të projekteve në Turizëm, për vitin 2024, bazuar në vlerësimin e detajuar mbi dokumentacionin e dorëzuar, kohëzgjatjen e projektit, fondit për financimin e kërkuar, veprimtarinë e deritanishme të tyre, kontributit në fushën ku operojnë, përputhshmërinë e objektivave me politikat dhe strategjinë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit etj., me propozim të Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve në turizëm, projektet e përzgjedhura janë 38 (tridhjetë e tetë) nga 89 (tetëdhjetë e nëntë) aplikime të paraqitura.

Projektet e miratuara paraqiten sipas listës së mëposhtme:

1 Cloud fest – Shoqata KREO

2 Tregojmë historinë tonë – Qendra TI

3 Toga fest – Pik Green

4 Shkodra online info tour – Oni shpk

5 Festa e çobanit mes malësorëve të Bogës – Qendra Gjenerata e Re

6 Always green tourism – Alisa Limaj

7 Promovimi i trashëgimisë kulturore nëpërmjet platformës Albania cultural tourism (muzeum 3D virtual) – Mediamix shpk

8 Gjirokastra rocks festival 4 – TID Gjirokastra

9 N’kafe të madhe – Besmir Limani

10 Saranda Fish Festival – Tok Digital Agency

11 Himara international music festival – Vibrant Project Association

12 South outdoor festival 2024 – Qendra e Artit Kontemporan

13 Promovimi i një territori me potencial turistik – Gvv pro Përmet

14 Sunwave – Briken Rrozhani

15 Promovimi dhe zhvillimi i zonës përmes aktiviteteve ProAkt – Vjosa Explorer

16 Check in fest Gjirokastër – Ardit Koleci

17 Albania all inclusive – Qendra Dritare

18 Të njohim perlat e jugut Shqiptar nën shoqërinë e vargjeve Naimiane – Klubi i shkrimtarëve dhe artistëve “Naim Frashëri” Përmet

19 Shtegu i gjelbër – Federata Shqiptare e Motoçiklizmit

20 Dita e Verës, eja në Elbasan – Bea Marketing & Promotions shpk

21 Kostumografia, një atraksion i çmuar turistik – Lizeta Hatika

22 Vjosa n’fest – Shoqata Tirana Ekspres

23 Edu-trip Korça – Shoqata Datoa

24 Nisma rinore për promovimin e turizmit malor në Bulqizë – Shoqata e natyrës dhe turizmit Bulqizë

25 Në sofrën Shqiptare – Fondacioni mediatik Dritan Hoxha

26 Turet folklorike dhe kulinare – Lift group shpk

27 XR Albania, projekt per udhëtimin virtual – AK Creative

28 Trails Durrësi app. – Shoqata KS Factor

29 Festivali ndërkombëtar i filmit dhe fotografisë, travel fest Albania, promovon turizmin shqiptar – Pandeli Çeço

30 Za fest – Qendra ZA

31 Shqipëria e vërtetë, magjia e fshatrave të bukura të Jugut – Qendra Culture is us

32 Shqipëria në Israeli Travel Channel – Hospitality and tourism academy (HAT)

33 Youth tourism HUB – Fondacioni Startup Albania

34 International ultra trail maratona “Vjosa Wild River” – Shoqata Maraton Albania

35 Album për zonat turistike dhe objektet e trashëgimisë kulturore – Qendra për angazhim, transformim dhe hulumtime (QATH)

36 Rreze dielli dhe ritëm – Qendra Shqiptare për një zhvillim të qëndrueshëm-ASDO

37 FolKult – Qendra Mirazh

38 Zhvillimi i turizmit, nëpërmjet promovimit të shtegut turistik dhe fuqizimit të komunitetit lokal në zonën Fushë Arrëz-Pukë (RurALB) – Shoqata qendra sociale në ndihmë të njerëzve në nevojë”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor