Vendosni fjalën kyçe....

Ligji për tatimin mbi profesionet e lira, PD kërkesë për padi në Kushtetuese


Deputetja Jorida Tabaku ka depozituar bashkë me kolegë të saj një padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin për tatimin mbi profesionet e lira.

Ajo tha se shpreson që gjykata të ndërhyjë.

“Shpresoj që gjykata Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon. Të mos bëjë precedentë dhe të japë një të mirë publike. I bëj thirrje kujtdo që kushdo që t’i bashkohet kësaj padie, duke nisur nga avokati i Popullit, që t’i bashkohen grupit parlamentar të PD-së. Ne besojmë te institucionet.”, tha Tabaku.

Ndërkohë në foto shihet edhe dokumenti me firmat e deputetëve që kanë depozituar padinë.

foto galeri

foto galeri