Vendosni fjalën kyçe....

Interi fiton thellësisht ndaj Atalantës, Napoli shkatërron Sassuolon


Interi ka mundur me rezultat të thellë Atalantën mbrëmjen e sotme.

Atalanta u mund me rezultatin 4:0 nga Interi, në ndeshjen e mbetur nga java e 21-të në elitën e futbollit italian.

Darmian, Martinez, Dimarco dhe Frattesi shënuan për fitoren e vendasve.

Me këtë triumf, Interi shkon në 69 pikë në vendin e parë, 12 më shumë sesa ndjekësi i parë, Juventusi.

Në anën tjetër, Atalanta mbetet e pesta me 46 pikë të grumbulluara.

Fitore të thellë shënoi edhe Napoli përballë Sassuolos në transfertë.

Napoletanët fituan 1-6 me përmbysje pasi golin e parë e shënuan vendasit në minutën e 17’.

Goli i barazimit erdhi nga futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Rrahmani në minutën e 29’.

Osimhen e mbylli me tripletë mbrëmjen pas golave të shënuar në minutat 31’, 41’ dhe 47’.

Ndërsa Kvaratskhelia e mbylli me një dopeietë në minuatat 51’ dhe 75’.

Kampionët në fuqi të Seria A me këtë fitore ndodhen në vendin e 9 po aq sa Lazio e vendit të 8.

Ndërsa Sassuolo qëndron në vendin e 18 duke rrezikuar kështu rënien nga Seria A.