Donald Trump planifikon të presë kryeministrin hungarez Viktor Orban në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida javën e ardhshme, një lëvizje që ka të ngjarë të ushqejë ankthin mes aleatëve të SHBA-së për mundësinë e rikthimit të ish-presidentit në pushtet.
Takimi pritet të zhvillohet më 8 mars, sipas një personi të njohur me planin, i cili foli në kushte anonimiteti. Orban, ashtu si Trump, mban një pozitë të spikatur si një udhëheqës i ringjalljes së të djathtës në Evropë, shkruan Bloomberg.
Ambasada hungareze në Uashington, fushata e Trump-it dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment të mërkurën në mbrëmje. Neë York Times raportoi takimin më herët.
Orban dhe partia e tij Fidesz kanë rrënjosur dalëngadalë pushtetin në vend duke pohuar kontrollin mbi shumicën e institucioneve të Hungarisë. Orban vijon të fitojë zgjedhje pas zgjedhjeje kundër një opozite të dobësuar dhe është akuzuar nga kritikët vendas dhe të huaj se ushtron një regjim autoritar.
Me Evropën aleate me Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus, Orban ka mbajtur marrëdhënie më të zbutur me presidentin rus Putin.
Udhëheqësi hungarez është vlerësuar prej kohësh nga e djathta amerikane për kundërshtimin e tij të ashpër ndaj emigracionit dhe të drejtave të komunitetit LGBTQ+. Në vitin 2022, ai mori një pritje entuziaste kur mbajti një fjalim në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Teksas.
“Nëna është grua, babai është burrë dhe lërini fëmijët tanë të qetë. Pikë, fundi i diskutimit”, tha Orban.