Vendosni fjalën kyçe....

Rasti Beleri, avokati grek: Kemi ardhur të ndjekim gjyqin, s’u respektua prezumimi i pafajësisë


Avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri zhvilluan sot një konferencë për mediat në lidhje me çështjen Beleri.

Çështja në fjalë është caktuar nga GJKKO në datën 5 mars. Athanasios Zupas, kryetari i kolegjit të avokatëve të Patras dhe anëtar i asamblesë plenare të avokatisë të Greqisë gjatë fjalës së tij deklaroi se në rastin ‘Beleri’ nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë.

“Prezenca jonë këtu është bërë pas faktit të zgjedhjes së zotit Beleri dhe ndërkohë që ai u shpall si kryetar bashkie nga Gjykata Civile. Dëgjoj paraburgimin e tij duke shkelur të drejtën e prezumimit të pafajësisë së tij.

Meqë prezumiumi i pafajësisë është një parim bazë dhe si në çdo rast, në çdo vend të BE nëse ndodhte diçka e tillë, ku një kryebashkiak do bënte një akt që më pas do të ishte i dënueshëm, në rastin konkret pamë se prezumim i pafajësisë nuk është respektuar në rastin e të pandehurit tonë. 

Kemi vënë re se ka raste të tjera që gëzojnë një trajtim ndryshe dhe kjo është diçka që nuk duhet të ndodhte sepse kështu kemi shkelje të barazisë në të drejtë. Kemi ardhur të monitorojmë gjyqin e zotit Beleri, i cili ka dy nënshtetësi”, -tha avokati grek.