Në një deklaratë të rëndësishme sot, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, zbuloi “sekretin” se plani për rritjen ekonomike është konceptuar kryesisht në Tiranë, nëpërmjet diskutimeve të mëparshme me Kryeministrin Rama dhe liderët e rajonit. Varhelyi theksoi se kjo nuk është vetëm një iniciativë e Bashkimit Evropian, por gjithashtu një produkt i bashkëpunimit rajonal.
Komisioneri theksoi se këto veprime janë të një rëndësie të madhe për qytetarët, duke iu dhënë atyre mundësinë të ndiejnë dhe të shohin përfitimet e planit. Ai gjithashtu shtoi se kjo është një mundësi për t’i treguar BE-së përfitimet ekonomike të drejtpërdrejta të integrimit të vendeve të rajonit.
Deklarata e Komisionerit Varhelyi vuri në dukje angazhimin e BE-së për zgjerimin dhe mundësinë për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimi Evropian.
“Dua të ndaj një sekret. Ideja e planit të rritjes ka qenë kryesisht e konceptuar në Tiranë në diskutime te mëparshme që kemi pasur me kryeministrin Rama dhe liderët e tjerë të rajonit. Nuk është vetëm ide e BE, por ka qenë edhe ideja e të gjithë rajonit.
Ne po flasim se çfarë do të zbatojmë nga ky plan për këtë vit. Kjo punë po vijon dhe ne vijojmë dhe diskutimet se çfarë duhet të bëhet. Dita e sotme ka qenë dhe inkurajim i madh për të ecur para. Pritja për kamionët është hequr dhe mund të arrijmë të kursejmë edhe më shumë kohë. Këto janë ato gjëra që njerëzit duhet t’i ndjejnë, t’i prekin dhe t’i shohin. Këto janë risitë e këtij plani. Europa është shumë burokratike, por mendoj se këtë herë ne kemi mundësi që të tregojmë përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të një vendi. Rajoni juaj mund të bëhet gati më shpejt për t’u bërë pjesë e BE. Këto vende po fillojnë që t’i aplikojnë këto rregulla që sot.”, tha Komisioneri për zgjermin Oliver Varhelyi.