Gazetarja Ambrozia Meta në mbyllje të konferencës së samitit të sotëm BE-Ballkani Perëndimor e pyeti Kryeministrin Edi Rama se pse Aleks Soros duhej të ishte i pranishëm në samitin aktual dhe në foton familjare.
Ndërkohë, Rama është komplekuar nga pyetje dhe iu shmang të përgjigjej duke iu kthyer shkurt: “Harroi të të pyeste edhe ty.”
Aleks Soros ishte prezent si në samitin e djeshëm të Ukrainës dhe vendeve të Europës Juglindore ashtu edhe në aktivitetin e sotëm ku u diskutua plani i ri zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Soros ishte gjithashtu pjesë e fotos familjare, si të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë të rajonit dhe të Bashkimit Evropian.