Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja me armë në Pogradec, arrestohen dy autorët e dyshuar


Policia e Pogradecit arrestuar dy personat e dyshuar për plagosjen me armë zjarri që ndodhi në qytetin juglindor ditën e sotme.

Autoritetet vunë në pranga shtetasit, D.M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi u bë pas negociatave të bëra nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec me familjarët e dyshuarve.

Ngjarja ndodhi gjatë një konflikti të çastit, ku dyshohet se D,M. dhe K. L. kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. J., 27 vjeç, i cili mbeti i plagosur dhe aktualisht po trajtohet në spital.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e sotme pranë kryqëzimit të Tushemishtit, si dhe falë negociatave të bëra nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec me familjarët e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, u bë e mundur kapja dhe vënia para përgjegjësisë ligjore e tyre. Konkretisht u vunë në pranga shtetasit:

D.M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, gjatë një konflikti të çastit, me shtetasin A. J., 27 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën në konflikt, nga autorët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.