Senati i SHBA-së u bë pengesë e një përpjekjeje për të ndaluar shitjen prej 23 miliardë dollarësh të avionëve luftarakë F-16 dhe kompleteve të modernizimit në Turqi, të cilat administrata e Presidentit Joe Biden i miratoi pasi Turqia miratoi anëtarësimin e Suedisë në aleancën e NATO-s.
Në Senat u votua kundër një rezolute të mosmiratimit të shitjes të paraqitur nga senatori republikan Rand Paul, shkruan Reuters.
Para votimit, Paul kritikoi qeverinë e Turqisë dhe tha se lejimi i shitjes do të inkurajonte “sjelljen e keqe” të saj. Mbështetësit e shitjes së avionëve thanë se ishte e rëndësishme që Uashingtoni të mbante fjalën ndaj një aleati të NATO-s.
Administrata Biden informoi zyrtarisht Kongresin më 26 janar për qëllimin e saj për të vazhduar me shitjen e 40 Lockheed Martin dhe gati 80 komplete modernizimi për Turqinë, një ditë pasi Ankaraja përfundoi plotësisht ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.
Shitja ishte shtyrë për muaj të tërë për çështje që përfshinin refuzimin e Turqisë për të miratuar pranimin e Suedisë në aleancën ushtarake. Turqia kërkoi për herë të parë të bënte blerjen në tetor 2021.