Ditën e sotme Komuniteti Mysliman Shqiptar zhvillon zgjedhjet për kreun e tij.
Votimet do të mbahen në ambientet e Medresesë së Tiranës dhe vijnë pas 5 vitesh dhe përfundimit të mandatit të kreut aktual Bujar Spahiu.
Në garë për të marrë drejtimin e Komunitetit janë, Bujar Spahiu, Eduard Shefki, administrator i myftinisë së Durrësit dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit.