Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në zonën e Kozanit është ndaluar një automjet tip “Mercedes-Benz”, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 39 pako me 39 kg dhe 560 gram marijuanë.
Drejtuesi i mjetit, një shtetas grek 47-vjeçar, është arrestuar. Përveç marijuanës, janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro.
Hetimi për këtë ngjarje po ndiqet nga sektori i antidrogës së Kosturit dhe nga prokuroria e këtij qyteti.
Në periudhën nga fillimi i vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 440 kg marijuanë që dyshohet se janë trafikuar nga Shqipëria.