Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit këtë të shtunë .
Në këtë aksident janë përshirë dy autovetura të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë një tentative parakalimi.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka mbetur i plagosur dhe janë dëmtuar pjesërisht të dy automjetet.
I plagosuri, ndërkohë është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Policia ka dokumentuar provat në vendngjarje për të përcaktuar shkakun që solli këtë aksident.