Armando Broja është rikthyer në fushë pas dy ndeshjesh, në fitoren që Fulhem arriti përballë Brajtonit me rezultatin 3-0.
Sulmuesi shqiptar u hodh në fushë në minutën e 84’, duke i zënë vendin rivalit të tij që po shkëlqen, Rodrigo Muniz.
Pas këtij erdhi dhe goli i tretë i skuadrës londineze, që tashmë duket se e ka arritur objektivin mbijetesë.