Vendosni fjalën kyçe....

Përurohet baza e NATO-s në Kuçovë, nga dronët te spektakli ajror, çfarë pritet të ndodhë


Do të përurohet sot Kuçovë baza ushtarake e NATO-s  me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës.

Kujtojmë që pak ditë më parë u montuan edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi.

Punimet për rindërtimin e bazës ajrorore në Kuçovë nisën në janar të vitit 2022. Tashmë 

Ish baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në 1952, shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.

Në rikonstruktimin e kësaj baze nga NATO, janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.

Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s.

Programi për inaugurimin e bazës është i ngjeshur, ndërsa në ceremoninë përshëndetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s. Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.

Baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë në baza periodike.

AXHENDA

10:10 Mbërritja e autoriteteve të larta shtetërore dhe të huaja

10:25 Fillimi i ceremonisë

10:30 Fjala e përshëndetëse e Ministrit të Mbrojtjes Niko PELESHI

10:35 Fjala përshëndetëse e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Arben KINGJI

10:40 Fjala përshëndetëse përfaqësueses së NSPA Stacy. A. CUMMINGS

10:45 Fjala përshëndetëse NATO CAOC Torrejon Commander, Lieutenant General Juan Pablo Sanchez DE LARA

10:50 Fjala përshëndetëse e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Ameriakne David WISNER

10:55 Fjala përshëndetëse e Ministrit Turk të Mbrojtjes Yaşar GÜLER

11:00 Fjala përshëndetëse e Ministrit Italian të Mbrojtje Guido CROSETTO

11:05 Fjala përshëndetëse e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi RAMA

11:15 Fjala përshëndetëse e Kryetares se Parlamentit Lindita NIKOLLA

11:20 Fjala përshëndetëse e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram BEGAJ

11:30- 11:45  Air Show

Ndërkaq, tre dronët e armatosur Bayraktar, ‘TB2’ të blerë në Turqi do të bëjnë fluturimin e parë sot në çeljen e bazës ajrore në Kuçovë. Kështu ka bërë të ditur dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe pamjet nga montimi i dronëve.

‘Mirëmëngjes dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e hapjes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë.’- shkruan Rama.

Çfarë është droni Bayraktar TB2? 

Droni Bayraktar TB2 është një mjet ajror luftarak pa pilot i prodhuar nga kompania turke e teknologjisë Bayraktar. Tre njësitë e para hynë në shërbim me Forcat e Armatosura Turke më 29 gusht 2021. Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Çmimi për një dron Bayraktar TB2 nuk është bërë publik, por në disa faqe interneti se është 5 milionë euro.

Dronët ‘Bayraktar’ bëjnë sot fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës në Kuçovë

Droni TB2 ka një hapje krahësh prej 12 metrash dhe mund të lëshojë bomba për të shkatërruar tanket dhe artilerinë me ndihmën e një lazeri. TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë. Droni mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Është e pajisur me 4 raketa. Pesha maksimale e dronit bombardues është deri në 650-700 kg.

“Bayraktar” është shumë i aftë të godasë pjesët më pak të mbrojtura të frontit të armikut, pasi një dron bombardues godet pa mëshirë kamionët e logjistikës, qendrat e komunikimit etj. Droni është pa pilot, por për drejtimin e tij janë përgjegjës tre persona. Ata janë komandanti, “piloti” dhe operatori.