Në burgun e Drenovës një i burgosur ka tentuar të djegë qelinë ditën e sotme.
Sipas raportimeve, i burgosuri fillimisht ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut, duke alarmuar të burgosurit e tjerë.
Punonjësit e policisë së burgut kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur të bllokojnë tentativën e tij. Ata i kanë larguar nga duart çakmakun që ai e përdorte për të ndezur zjarrin.
Mësohet se ky i burgosur ka kryer një veprim të ngjashëm edhe në të kaluarën, ndërsa burime bëjnë të ditur se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Aktualisht, i burgosuri është nën vëzhgim të vazhdueshëm për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.