Vendosni fjalën kyçe....

Miratohen ndryshimet statutore, mbyllet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD


Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD ka përfunduar me miratimin e ndryshimeve statuore që do të sjellin rrjedhimisht edhe emërimet e Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë.

Flamur Noka ka deklaruar gjatë mbledhjes së Kryesia e PD me propozim të kryetarit ka sjellë në kuadrin e bashkimit të shumërptiru që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, kryetari i partisë dhe kryesia propozuan ndryshime staturore për bashkimin.

Për çështje te jashtëzakonshme ramë dakord ne mbedhjet e meparshme , vendosem tja kaloljme keshillit kombetar ndryshimet statutore. Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e pare; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51 ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD”, u shpreh Noka.

“Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit tërësor. Vendimi i KK është historik në dobi të bashkimit të PD”, përfundoi ai.