Vendosni fjalën kyçe....

Bien serverat e META-s, Musk ironizon nga X


Serverat e rrjeteve sociale të Facebook dhe Instagram ranë pasditen e sotme me përdoruesit në Shqipëri dhe botë.

Përdoruesit për më shumë se dy orë ju pamundësua qasja në platformat.

Përdoruesit hasën problemet në lidhje me identifikimin në llogaritë e tyre.

Rënia e këtyre platformave ka shtyrë përdoruesit drejt alternativave të tjera sociale siç është ish-Twitter, “X” apo edhe Telegram.

Vetë Elon Musk, drejtuesi i “X” ka reaguar me ironi për rënien e platformave të META-s.

Nëse ju po e lexoni këtë postim do të thotë se serverat tanë punojnë”-shkruan Musk të X.

Andy Stone, drejtori i komunikimeve për Metën, tha në një postim X përpara se raportet të zvogëloheshin, “Ne jemi të vetëdijshëm që njerëzit kanë probleme me qasjen në shërbimet tona. Ne po punojmë për këtë tani.”

Ky postim është rishpërndarë edhe nga vetë Musk për të treguar se META përdor X.

Një kërkim në platformën e mediave sociale X tregoi se #facebookdoën ishte një hashtag me rritje të shpejtë, me më shumë se 73,000 postime, teksa njerëzit treguan se si mendonin se ishin hakuar pasi ishin dalë nga llogaritë e tyre në Facebook.