Vendosni fjalën kyçe....

Ligji për Investimet Strategjike, Bardhi: I shërben atyre që zaptojnë prona publike dhe pastrojnë paratë e krimit


Mazhoranca socialiste ka miratuar shtyrjen e afati për ligjin e Investimeve Strategjike deri në fund të 2024-ës, duke anuluar planin fillestar për ta shtyrë atë deri në fund të 2027-ës.

Në lidhje me këtë ligj deputeti i opozitës Gazment Bardhi është shprehur se ky ligj do i shërbejë vetëm atyre që zaptojnë pronat dhe pastrojnë paratë e krimit dhe korrupsionit.

“Nga një ligj që do i shërbente interesit publik, do i shërbejë vetëm atyre që zaptojnë pronat dhe pastrojnë paratë e krimit dhe korrupsionit. Kërkoj përgjegjshmëri nga deputetët e mazhorancës, nuk janë aty për t’i shërbyer Pëllumb Gjokës apo elementëve të tjerë për ligje të sponsorizuar”, është shprehur Bardhi.