Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule pohoi mbrëmjen e sotme se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është i pafajshëm dhe se procesi ndaj tij ka qenë politik dhe se ndaj tij nuk ka asnjë provë dhe e gjitha ka qenë e sajuar.
Ai akuzoi kryeministrin Rama për ndërhyrje në proces duke përdorur pushtetin politik, mediatik e gjyqësor ndaj ndaj Belerit.
“Pati një ndërhyrje brutale në proces nga z.Rama po pavarësisht kësaj nuk ia arriti të fitonte zgjedhjet në bashkinë e Himarës. Prej 10 muajsh qëndron në detyrë një kryetar bashkie që ka humbur zgjedhjet. PS-ja është kundër votës së emigrantëve. Edhe në reformën aktuale kërkon të shmangë votën e emigrantëve. Nuk ka dy kategori votuesish. Pse ata që vijnë nga jashtë e votojnë për PS-në nuk kontestohen ndërsa ata që votojnë për forcat e tjera kontestohen. Fredi Beleri është i pafajshëm. Në shkelje flagrante, Shqipëria duhet urgjentisht të respektojë Rezolutën e Parlamentit Evropian së 12 korrikut 2023 që thotë se z.Beleri i duhet respektuar prezumimi i pafajësisë dhe duhet të lejohet të kryejë betimin.” – tha Beleri.
Ndërkohë deputeti i PS-së Blendi Klosi tha se Fredi Beleri është dënuar nga gjykata për blerje votash si i përfshirë në manipulimin e votave në zgjedhjet e 14 majit.
“Gjykata vendosi qartazi që procesi ka qenë i manipuluar. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi që zotëria në fjalë është i përfshirë personalisht në procesin e manipulimit të votave. Kryetari është në detyrë deri kur të bëhet procesi zgjedhor deri kur të vijë i zgjedhuri i ri. Ajo që quhet fitore, ka qenë e manipuluar, këtë e ka vendosur gjykata. Kudo që të ndodhte blerja e votave, drejtësia do ishte e njëjtë. Nuk ka pse përjashtohet Himara nga kjo gjë.” – tha Klosi.