Gazetari Enkel Demi është përplasur me gjuhëtarin Xhevat Lloshi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në RTSH.
Gjatë një diskutimi, Profesor Doktor Lloshi e quajti Demin ‘i paditur’.
Pas kësaj pati një shkëmbim relikash mes të dyve me Demin që i kërkoi të mos e cilësonte si të paditur.
Replikat
Lloshi: Ju keni një gabim përsëri të rëndë për shkak të paditurisë suaj.
Demi: Pse jam i paditur…
Lloshi: Jo jo jo, për shkak të paditurisë…
Demi: Zotëri, në asnjë moment nuk jam treguar ofensiv ndaj teje.
Lloshi: Jo nuk jam ofensiv, po tregoj të vërtetën.
Demi: Zotëri të ndaloj të thuash i paditur për mua se ti nuk e di se ça jam unë dhe në qoftë se unë nuk kam lexuar librat e tu…
Lloshi: S’ka nevojë t’i lexosh.
Demi: S’i kam lexuar të gjitha por kam lexuar disa.
Lloshi: Mos i lexo, nuk dua t’i lexosh.
Demi: Ndërsa ti s’ke lexu asnjë rresht prej meje. Prandaj i paditur, jo. Përdor fjalë tjetër.