Vendosni fjalën kyçe....

Vrau një efektiv në 97-n me armën e shërbimit, Apeli lë në fuqi dënim me burg për ish-punonjësin e SHIK-ut


Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për dënimin me 12 vite burg të ish punonjësit të Shërbimit Informativ Kombëtar, të identifikuar me inicialet H. V.

Ky shtetas në vitin 19997 ka vrarë me armën e shërbimit një efektiv policie.

“Në datë 10.02.1997, shtetasi me iniciale H. V, punonjës i SHIK, ka qenë duke udhëtuar për arsye pune, në segmentin Tiranë – Fushë-Krujë, me kamion tip Benz si pasagjer dhe makina po drejtohej nga shtetasi me iniciale B. Xh, punonjës i SHIK. Ky i fundit ka parakaluar në mënyrë të gabuar duke vënë në rrezik automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C, punonjës policie pranë Komisariatit Nr. 4, në Tiranë. Punonjësi i policisë, shtetasi me iniciale A. C i ka ndjekur me makinë dhe i ka ndaluar ata pranë fshatit Tapizë. Ai ka dalë nga automjeti i tij dhe është afruar duke mbajtur në dorë armën e shërbimit tek kamioni ku ndodhej i pandehuri. Ky i fundit e ka qëlluar me automatikun e shërbimit duke e vrarë”, sqaron Apeli dinamikën e ngjarjes.

 

Njoftimi për mediat:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në datë 10.02.1997, shtetasi me iniciale H. V, punonjës i SHIK, ka qenë duke udhëtuar për arsye pune, në segmentin Tiranë – Fushë-Krujë, me kamion tip Benz si pasagjer dhe makina po drejtohej nga shtetasi me iniciale B. Xh, punonjës i SHIK. Ky i fundit ka parakaluar në mënyrë të gabuar duke vënë në rrezik automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C, punonjës policie pranë Komisariatit Nr. 4, në Tiranë. Punonjësi i policisë, shtetasi me iniciale A. C i ka ndjekur me makinë dhe i ka ndaluar ata pranë fshatit Tapizë. Ai ka dalë nga automjeti i tij dhe është afruar duke mbajtur në dorë armën e shërbimit tek kamioni ku ndodhej i pandehuri. Ky i fundit e ka qëlluar me automatikun e shërbimit duke e vrarë.

Po në datë 10.02.1997, i pandehuri H. V është arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr. 546 Akti, datë 12.02.1997, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, duke u siguruar i pandehuri në repartin 313 Tiranë.

Me vendimin e datës 24.02.1997 të pandehurit H. V i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, kryer në bashkëpunim me shtetasin B. Xh parashikuar nga neni 76-22 të Kodit Penal.

iii. Me vendimin datë 26.02.1997 është vendosur pushimi i akuzës ndaj shtetasit B. Xh. Më datë 13.03.1997 i pandehuri H. V i paraburgosur pranë Burgut të Tiranës është larguar nga ky institucion së bashku me të burgosurit e tjerë për shkak të shpërthimit të burgjeve në Shqipëri.

Më datë 05.06.1997, është vendosur pushimi i çështjes penale nga Prokuroria e Rrethit Tiranë ndaj të pandehurit H. V, me arsyetimin se vepra ka ndodhur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Me vendimin Nr. 34, datë 31.03.1998, Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur anulimin e vendimit të pushimit të çështjes penale të vitit 1997 dhe rifillimin e hetimeve për këtë çështje penale, në ngarkim të të pandehurit H.V. Në vijim, kjo çështje ka kaluar për gjykim.

 

  • Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin Nr. 35 Akti, datë 23.05.2000 ka vendosur:

-Të deklarojë fajtor të pandehurin H. V për veprën penale “Vrasjes me dashje”, për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, parashikuar nga neni 79/1 germa “c” të Kodit Penal, të dënohet me burgim të përjetshëm.

-Vuajtja e dënimit t’i fillojë nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi.

Ndaj këtij vendimi ka ushtruar ankim i pandehuri me iniciale H. V, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes, pasi nuk vërtetohet fajësia.

  • Me vendimin Nr. 530, datë 06.12.2000, Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur:

-Mospranimin e ankimit kundër vendimit penal Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Krujë.

Në zbatim të vendimit Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, është bërë arrestimi i të pandehurit me iniciale H. V dhe ekstradimi i tij nga shteti anglez.

  • Mbi bazën e kërkesës për “Rivendosje në afat” të të dënuarit H. V, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin Nr. 91 Akti, datë 22.06.2015 ka vendosur: