Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gëzim Çelën, i ekstraduar nga Kosova të enjten.
“Baroni i drogës” raportohet se ka mbajtur gojën e mbyllur gjatë seancës dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë.
Gëzim Cela po përpiqet të shlyejë dënimin që i është dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda më 7 dhjetor 2015. Në atë kohë, Çela është dënuar me 10 vjet e 8 muaj burg për trafik droge.
Përveç kësaj, SPAK ka në vazhdim hetimin për origjinën e pasurive të tij të fituara, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës.