Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj ironizon PD-në: Është bërë si Big Brother, kë do nxjerrim sonte


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj e krahasoi PD-në me spektalin Big Brother.

Gjatë një takimi për prezantimin e anëtarëve të rinj të PS-së në Farkë, Baldushk e Petrelë, ai tha në PD vendoset çdo ditë kush do nxirret nga shtëpia.

Veliaj ironizoi teksa shtoi se nga 300 themeluesit, ka mbetur vetëm Berisha ndërsa të tjerët janë larguar.

“Po të shikoni për shembull kush ka themeluar PD-në, nga 300 themeluesit ka mbetur vetëm Saliu, 299 të tjerët kanë ikur nga shtëpia. Është si Big Brotheri, kë do nxjerrim nga shtëpia sot. Ndërsa ne jemi si Big Brother-i por në kuptimin tjetër, kush do hyjë në shtëpi sot, për të mos dalë më kurrë dhe për të qenë pjesë e kësaj familjeje të madhe tonën. Ndaj, është shumë e rëndësishme të mikpresim njerëz, por unë besoj se jo vetëm numrat janë të rëndësishëm. Numrat kanë rëndësinë e tyre, kjo është arsyeja përse iu referova fitoreve tona, sidomos kësaj të fundit që ishte spektakolare në një zonë që s’ka qenë tradicionalisht e majtë, por edhe cilësia, edhe bindjet tona janë të rëndësishme.” – tha Veliaj.