Vendosni fjalën kyçe....

Sfilata në Oscar, aktoret me fustane rrezatuese, kush “u nda nga tufa”


Fustanet në formë siluete  dhe tepër shkëlqyese te femrat dhe meshkujt të ndërthurzra me nuanca rozë të frymëzuar nga Barbie, dominuan në tapetin e kuq të Oscars të dielën. 

Aktorja Sandra Huller e filmit Anatomia e një vjeshte, e nominuar si aktorja më e mirë, veshi një fustan të zi me një dekolte dominante. Aktorja Cynthia Erivo veshi një fustan jeshil me mëngë të mëdha.

oscars 2024, red carpet, fashion

“Unë do të thosha se tendencat e përgjithshme me të zezën ishin trendi numër një, ” tha Adam Glassman, drejtori kreativ në O. Revistë.

Emma Stone, e nominuar për aktoren më të mirë në filmin ‘Poor Things’ kishte veshur një veshje jeshile të çelur dhe pa rripa.

America Ferrera, e nominuar për aktoren më të mirë në rol dytësor të filmit  ‘Barbie’, kishte veshur një fustan ngjyrë rozë me shkëlqim.

Bluja e errët  gjithashtu dominonte në ngjyrat e veshjeve të përdorura nga gratë.

Aktorja Lily Gladstone e nominuara për aktoren më të mirë në filmin  ‘Killers of the Flower Moon’.

oscars 2024, red carpet, fashion

Ndërsa Annette Bening e nominuar si aktorja më e mirë në filmin ‘Nyad’ .

Da’Vine Joy Randolph, e cila fitoi Oscarin për aktoren më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në ‘The Holdovers’, veshi një fustan blu të ndezur me mëngë voluminoze me pupla.

Aktorët burra gjithashtu thyen traditën. Disa prej tyre veshën smokingun standard të zi, disa shkuan në drejtime të tjera.

I nominuari për aktorin më të mirë të ‘Rustin’, Colman Domingo, kishte veshur një smoking me kopsa argjendi, të kompletuar me një karficë zbukuruese  në papionin e tij. 

Ryan Gosling i nominuar për aktorin më të mirë në filmin  ‘Barbie’ kishte veshur një kostum me zbukurime të ndezura dhe pa kravatë. 

Disa nga aktoret zjgjodhën të paraqiteshin me kostume ashtu siç zgjodhi të shfaqej këngtarja Billie Eilish.

Një tjetër aksesor në tapet ishin kunjat e kuqe që bënin thirrje për një armëpushim në Gaza, të dalluara në këngëtarët e vëllezërve Billie Eilish dhe Finneas O’Connell dhe aktorit Mark Ruffalo.

Anëtarët e Osage Nation, të cilët kënduan këngën më të mirë të nominuar nga ‘Killers of the Flower Moon”, u paraqitën me fustana shumëngjyrësh.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters