Një rebesh i pazakontë shiu ka “pushtuar” Durrësin gjatë ditës së sotme.
Sipas raportimeve në media, ujërat kanë vërshuar në rrugë.
Nga reshjet, zona përreth stadiumit është bërë e pakalueshme nga makinat dhe këmbësorët.
Ujërat kanë nisur të vërshojnë edhe mbi trotuare. Sistemi i kanalizimeve nuk përballon dot ujërat e shiut që zbresin nga kodrat e qytetit.