Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj tregon arsyet pse është kundër ligjit për investimet strategjike: Shumica e shfrytëzoi për përfitime personale


Në një intervistë në emisionin “5 Pyetjet” në Report TV, deputeti Agron Shehaj shpjegoi arsyet e tij përse është kundër ligjit për investimet strategjike.

Ai shprehu dyshime lidhur me mënyrën si është përdorur ligji për investimet strategjike, duke theksuar se në disa raste është shfrytëzuar për përfitime personale, veçanërisht nga përfaqësues të mazhorancës politike dhe madje figura të larta politike.

Shehaj e vlerëson këtë si një sjellje jo e pranueshme, duke e cilësuar këtë si korrupsion dhe padrejtësi. Ai shpreh shqetësimin se disa politikanë hyjnë në politikë me pasuri minimale, por më pas përfitojnë nga vendimmarrja për të pasuruar veten e tyre, duke e konsideruar këtë një sjellje të papranueshme dhe të dëmshme për demokracinë dhe qytetarët.

“Në kemi parë përse është përdorur ligji për investimet strategjike. Në të paktën tre raste është përdorur për përfaqësues të mazhorancës, në dy prej tyre për përfaqësues të lartë. Në asnjë vend perëndimor s’mund të bëhej kjo.

Unë mendoj se dikush është zgjedhur me votat e qytetarëve duke premtuar se do u shërbejë qytetarëve, nuk duhet t’i marrë këto dhe të pasurohet vetë por t’i vërë në shërbim të qytetarëve. Kur një ministër shpall investitor strategjik një koleg të tyre këtu kemi të bëjmë me korrupsion. Kemi të bëjmë me padrejtësi. Kemi rastin flagrant kur një politikan hyn në politikë me xhepat bosh se s’kanë asgjë, por krijojnë mundësi vetëm për veten e tyre”-deklaroi Shehaj.