Vendosni fjalën kyçe....

Çelsit i rikthehet buzëqeshja, mund Njukastëllin


Pas dy barazimeve rresht, Çelsi u rikthye sonte te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino triumfoi ndaj Njukastëll, në javën e 28-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” prodhoi pesë gola, teksa pikët e plota i takuan londinezëve.

Nicolas Jackson (6’), Cole Palmer (58’) dhe Mykhailo Mudryk (76’) shënuan golat e fitores për “Blutë”.

Ndërsa, për skuadrën e Eddie Howe realizuan Alexander Isak (43’) dhe Jacob Murphy (90’).

Çelësi pas kësaj fitore ka 39 pikë dhe ndodhet në pozitën e 11-të.

Njukastëll është një pozitë më lart, me vetëm një pikë më shumë.