Vendosni fjalën kyçe....

Edvin Prifti publikon përgjimin nga dosja: SPAK të nxjerrë çdo regjistrim që ka ndaj meje


Kirurgu Evin Prifti i cili akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre ka shfaqur një dokument përgjimi nga dosja e tij në Prokurorinë Speciale.

Në dokumentin e përgjimit të SPAK-ut, mjeku shfaqet duke komunikuar me një paciente duke i kërkuar që t’i bëjë ndërhyrjet dhe të marrë shërbim në QSUT pa pagesë pa qenë nevoja që të shkojë në spitale apo klinika private.

Kardiokirurgu Prifti shkruan se komunikimi i përgjuar nga SPAK tregon në fakt komunikimet e tij krejt  të ligjshme dhe etike dhe tregojnë të vërtetën.

Në fund ai i bën thirrje SPAK-ut që të bëjë publike të gjitha përgjimet, videot me zë e figurë që përfshijnë atë ku të tregojë që ka bërë ndonjë veprim të paligjshëm.

“Pas me shume se 3 vjetesh me ne fund Spak na jep nje pjese te pergjimeve ku ne menyre te perseritur une them vecse gjera te ligjshme dhe etike. Ky jam une! Sigurisht keto nuk merren parasysh!? Me poshte eshte njera prej tyre e marre nga dosja perkatese. Gjykojeni vete ju? Edhe njehere une i bej thirrje te hapur Spak qe te beje publike cdo video apo regjistrim me zerin dhe fytyren qe te kem bere qofte edhe elementin me te vogel te paligjshem. Dhe nese une nuk them te verteten dhe vetem te verteten ne dore e kane te shtojne edhe nje akuze tjeter per mashtrim apo falsifikim!. Une do bej publike gjithshka qe ju te kuptoni te ardhmen tuaj te mundshme!

p.s. shenimet dhe vizimet jane kryer nga vete Spak! Melodrama kthehet ne komedi dhe me pas ne tragjedi dhe ne fund ne nje butafori groteske!” – shkruan Prifti në Facebook.