Vendosni fjalën kyçe....

Shefja e spiunazhit amerikan: Kina mund të përdor TikTok-un për të ndërhyrë në zgjedhje


Kina mund të përdorë aplikacionin e mediave sociale TikTok për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, tha drejtorja e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines në një seancë dëgjimore të komitetit të inteligjencës të Kongresit.

E pyetur nga Kongresmeni Raja Krishnamoorthi nëse Partia Komuniste në pushtet e Kinës do përdorte TikTok-un për të ndikuar në zgjedhje, Haines tha: “Ne nuk mund të përjashtojmë që Partia Komuniste do e përdorte atë.”

Krishnamoorthi është gjithashtu demokrati i renditur në komitetin e përzgjedhur të Kongresit për Kinën.

Ai dhe kryetari republikan i panelit, Mike Gallagher, paraqitën javën e kaluar një projektligj që do t’i jepte pronarit kinez të TikTok, ByteDance rreth gjashtë muaj për të hequr aplikacionin e videos të përdorur nga 170 milionë amerikanë.

Kongresi do votojë të mërkurën sipas rregullave të shpejta që kërkojnë që dy të tretat e anëtarëve të votojnë “po” që masa të kalojë.