Prefektja e qarkut Fier Rajmonda Balilaj nuk paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme në seancën për verifikimin e masës së sigurisë pezullim nga detyra. SPAK heton Balilaj për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim në dy raste, dhe falsifikim dokumantash në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakes së Patosit.
Burime konfirmojnë se Balili ndodhet jashtë vendit ne ShBA dhe nuk mund të marrë pjesë në seancë ku pritet të caktohet një datë tjetër për zyrtaren, sipas Shqiptarja.com.
Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste po hetohet nga SPAK pasi gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë Patos paracaktoi kompaninë “Genti 001′ fituese para se të zhvillohej tenderi, duke kryer kështu shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për një kompani e cila rezulton me pronar 100% të aksioneve Ilir Dervishaj e cila, sipas SPAK, për tre vite rresht (2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos.
Seanca vijon për pjesën tjetër të personave nën hetim, përkatësisht
Shkelqim Beqiri- Aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos. Në hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
Anisa Petani – Ish Nënkryetare e Bashkisë Patos, aktualisht i punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier. Në hetim në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave në bashkinë e Patosit
Eneriada Rizai nën hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
Bora Murati – Me detyrë Secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos
Vangjel Nushi – me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos
Arben Manoku – Me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos