Vendosni fjalën kyçe....

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Hektor Sinanaj


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (KPK) shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Vlores, Hektor Sinanaj. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon.

Gjatë seances dëgjimore më 11 mars, Sinanaj dha shpjegime të përmbledhura për bilancin negativ në vlerë të madhe si dhe për konstatimet për konflikt interesi.

Për pastërtinë e figurës, ai u vlerësua pozitivisht.

Hektor Sinanaj e filloi karrierën si avokat në vitin 1992 dhe u emërua gjyqtar në vitin 2000. Ai punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës. Në tetor 2021, Sinanaj mori “vërejtje publike” nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pas një hetimi disiplinor të ILD-së për vendimet e tij lidhur me urdhërat e ekzekutimit të disa institucioneve financiare, për të cilat Sinanaj tha se kishte mbrojtur qytetarët.

Ndërkohë sot në KPK u mbajt dhe seanca dëgjimore për Gentian Hamitin gjyqtar i shkallës së Parë Administrative Tiranë