Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit në afërsi të Milotit.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se një kamion me targa të Kosovës ka dalë nga rruga në aksin Milot-Rrëshen.
Mësohet se ka mbetur i plagosur shoferi i kamionit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.