Vendosni fjalën kyçe....

Berisha justifikohet pas afrimit me Ramën: Kemi zhvilluar dialog për të drejtat e opozitës


Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme është justifikuar pas dakordësisë që Rithemelimi arriti me shumicën qeverisëse për të ulur tensionet në Parlament në këmbim të kërkesave të tyre.

Ai tha se Rama nuk ka pranuar të respektojë të drejtat kushtetuese dhe ka fituar më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i parlamentit nga opozita.

“Këto ditë në parlament është bërë dialog në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen.
Dua të sqaroj ju dhe çdo shqiptar se nuk është opozita ajo që ka shkelur të drejtat kushtetuese, as të vetat, as të kujt tjetër.
Është Edi Rama, i cili nuk pranon të respektojë të drejtat kushtetuese.
Në këto rrethana ai ka vetëm një qëllim dhe ky qëllim është që opozita të bojkotojë parlamentin.
Sepse, duhet të jemi realistë, në mënyrë makabër ai fitoi më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i parlamentit nga opozita.
Mirëpo unë i them sot Edi Ramës këtu para jush dhe në emër tuaj se opozita nuk braktis parlamentin, por opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo.
Prandaj dhe Edi Rama, ti ke frikë dhe tmerr nga komisionet hetimore.
Nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre.
Le të vijë kushdo në mbrojtje tënde, ti do përfundosh para atyre komisioneve sepse ke vjedhur këtë komb, këtë vend sa askush tjetër në histori”,
tha Berisha.