Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi justifikohet me kallëzimin shtesë në SPAK për tërheqjen nga komisioni hetimor “McGonigal”


Gazment Bardhi një intervistë në emisionin “Open” në News 24, u justifikua se pse Rithemelimi u tërhoq nga kërkesa për komision hetimor për çështjen McGonigal.

Bardhi u justifikua se për këtë çështje ai do të dërgojë një kallëzim shtesë në Prokurorinë e Posaçme.

Për nga rëndësia publike që çuarja e parave publike diku është e rëndë sikundër është e rëndë përfshirja e Edi Ramës në aferën McGonigal. Për këtë çështje i jam drejtuar SPAK-ut, kam dorëzuar një kallëzim penal, kam kërkuar informacion, kam marrë informacion nga drejtuesi i Prokurorisë dhe kam detyrimin për mos nxjerrjen e sekretit hetimor për çështjen.

Kam çuar para 6 muajve kallëzim shtesë, kam përgatitur kallëzim shtesë shoqëruar me një dosje të re që do ta dorëzojë nesër ose pasnesër në SPAK. Pra nuk kam hequr dorë nga kjo çështje. Ne kemi kërkuar komisione hetimore për shëndetësinë sepse kishte një tentativë të qartë brenda SPAK-ut për të amnistuar Ilir Beqajt. Ka një vendim gjykate që kërkon të anulohet kontrata dhe nuk ka asnjë veprim nga qeveria dhe sot paguhet koncesionari. Është një hetim parlamentar në gjykimin tim i domosdoshëm”, tha Bardhi.