Spekulimet e furishme mbi vendndodhjen e Catherine, Princeshës së Uellsit, vijojnë të rriten në internet, edhe pse Pallati Kensington pohon se ajo është mirë dhe po riaftësohet në shtëpinë e saj në Windsor pas operacionit në bark.
Incidenti i fundit nxiti thashethemet. Kur shërbimet e televizionit tërhoqën një foto të princeshës me fëmijët e saj të dielën, fotografia e parë zyrtare e Catherine që nga operacioni i saj, për shkak të shqetësimeve se ajo ishte e manipuluar. Catherine më vonë tha se ishte ajo që kishte ndryshuar foton dhe kërkoi falje për “çdo ngatërrim” që kishte shkaktuar.
Pallati nuk ka qenë shumë i hapur mbi për shëndetin e saj, por ata kanë qenë gjithashtu të qëndrueshëm, duke thënë në deklarata dhe kur u pyetën, se ajo po shërohet nga operacioni i saj e po pushon në shtëpi në Windsor dhe nuk do rifillojë detyrat zyrtare para Pashkëve.
Pse Catherine është jashtë syrit të publikut?
Në janar, Kensington Palace njoftoi se Princesha Catherine iu nënshtrua një operacioni në bark “të suksesshëm” dhe se do qëndronte në spital deri në dy javë përpara se të rikuperohej në shtëpi në Windsor dhe se ndoshta nuk do të rifillojë detyrat e saj zyrtare përpara prillit.
Pallati e mbajti përditësimin e paqartë, duke vijuar traditën për mbajtjen e gojës kyçur kur bëhet fjalë për shëndetin e anëtarëve të familjes mbretërore, pavarësisht se është një subjekt magjepsjeje brenda dhe jashtë vendit. Në deklaratë, pallati tha se operacioni ishte “i planifikuar” dhe çështja nuk kishte “të bënte me kancerin”.
Kensington Palace shtoi se Catherine “vlerëson interesin që do sjellë kjo deklaratë” por se “ajo shpreson që publiku të kuptojë dëshirën e saj për të ruajtur sa më shumë normalitet për fëmijët e saj dhe dëshirën që informacioni i saj personal mjekësor të mbetet privat.”
Në një përditësim të shkurtit, pallati tha se Catherine “po ndihej mirë” dhe i tha The Washington Post se për shkak se afati kohor i rimëkëmbjes së princeshës “u bë i qartë” në njoftimin e muajit të kaluar dhe se ai “do jepte vetëm përditësime të rëndësishme”.
Pse princesha kërkoi ndjes për foton?
Të dielën në mëngjes, Pallati Kensington publikoi një portret të Catherine së ulur në një karrige, e rrethuar nga tre fëmijët e saj të buzëqeshur, në festimin e Ditës së Nënës në Britani. Deri të dielën në mbrëmje, shërbimet e televizionit dhe mediat që shpërndanë foton e kishin tërhequr atë, duke përmendur shqetësimet se ajo ishte e manipuluar.
Fotografia e parë zyrtare e princeshës e publikuar që nga operacioni i saj, për të cilën pallati tha se ishte bërë “më herët këtë javë” në shtëpinë në Windsor, u pa si një mënyrë për të shtypur valën e thashethemeve e për t’i dhënë fund pyetjeve “ku është Princesha”. Në vend të kësaj, disa agjenci lajmesh cituan një problem me shtrirjen e mëngës dhe kyçit të dorës së Princeshës Charlotte në foto. Fotoja bëri që shumë njerëz të pyesnin pse pallati do manipulonte një pamje.
Të hënën, Catherine tha se ishte ajo që kishte ndryshuar foton.
“Ashtu si shumë fotografë amatorë, herë pas here eksperimentoj me përpunimin,” tha Catherine në një postim të hënën në mëngjes.
“Doja të shprehja ndjesën time për çdo ngatërrim që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje.”
Biografja mbretërore Sally Bedell Smith tha se fotografia e redaktuar kishte potencialin për të “krijuar një problem mjaft të madh besueshmërie”. Ajo tha se publikimi i fotos origjinale “do ishte më mirë për të qetësuar njerëzit”.
Shoqata Britanike e Shtypit përcolli se pallati nuk do e publikonte fotografinë origjinale të paredaktuar të Katerinës dhe fëmijëve të saj.
Kur ishte hera e fundit që Catherine u pa në një ngjarje zyrtare?
Princesha, 42 vjeçe, u pa për herë të fundit në publik më 25 dhjetor në një shërbim kishtar të Krishtlindjes në Sandringham, Anglinë lindore, ku familja mbretërore shpesh shkon.
Princesha u fotografua përkrah tre fëmijëve dhe bashkëshortit të saj, Princit William, trashëgimtarit të kurorës britanike.
Çfarë ka ndodhur që atëherë?
Catherine ka qenë një forcë qetësuese dhe stabilizuese për më shumë se një dekadë; shumë britanikë e shohin atë si një pikë të fortë brenda familjes mbretërore.
Për këtë arsye, tërheqja e saj nga sytë e publikut, edhe pse e pritshme pas operacionit, kaprodhuar shumë interes, veçanërisht në mediat sociale, ku përdoruesit kanë spekuluar shumë për vendndodhjen e saj, duke dalë me një sërë teorish konspirative dhe meme.
Emri i saj i vajzërisë, Kate Middleton, ka qenë në trend për javë të tëra në X. Njerëzit në mbarë botën kanë bërë pyetje si “Ku është Kate” dhe për fotografitë e fundit të princeshës. Disa njerëz bënin shaka se ajo ishte e ngopur me vëmendjen mbretërore.
Një foto paparacësh e Catherine, ku shfaqet një profil anësor, u publikua nga Daily Mail të hënën. Thuhet se princesha u pa duke u larguar nga Kështjella Windsor në një makinë, së bashku me Princin William, disa orë pasi ajo kërkoi falje për ngatërresën rreth portretit të Ditës së Nënës. Ajo thuhet se po shkonte në një “takim privat”, ndërsa Princi i Uellsit po shkonte në Ëestminster Abbey për Ditën vjetore të Commonëealth.
Në një foto tjetër paparacësh, Catherine mund të shihej duke mbajtur syze dielli të mëdha dhe duke u futur në një makinë nga nëna e saj javën e kaluar. Fotoja u publikua nga TMZ, por jo nga mediat britanike dhe bëri që disa përdorues të mediave sociale të nisnin një spirale tjetër, me disa që spekulonin dhe bënin shaka se nuk ishte ajo.
Më 5 mars, ushtria britanike shtoi ngatërresën kur faqja e saj zyrtare në internet tha se Catherine do merrte pjesë në paradën ushtarake ‘Trooping the Color’ në qershor, një ngjarje vjetore që shënon ditëlindjen zyrtare të monarkut, përpara se të hiqte emrin e saj disa orë më vonë.
Në mënyrë tipike, është pallati që konfirmon pjesëmarrjen e anëtarëve të familjes mbretërore në ngjarje. Pallati Kensington, i cili konfirmon pjesëmarrjen e Williamit apo Catherine në ngjarje, nuk e bëri një njoftim të tillë. Ushtria britanike e fshiu postimin. Kensington Palace nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Ku janë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore?
Në një lëvizje të rrallë, Pallati Buckingham njoftoi se Mbreti Charles III do i nënshtrohej një procedure të prostatës në të njëjtën ditë që Pallati Kensington lëshoi deklaratën për operacionin e Catherine, duke shkaktuar shqetësim në Mbretërinë e Bashkuar pasi u publikua lajmi se dy anëtarët kryesorë mbretërorë po përballeshin me probleme shëndetësore njëkohësisht.
Buckingham Palace njoftoi se Charles u diagnostikua me kancer në shkurt, pas procedurës së prostatës. Ai tha se monarku do tërhiqej nga shumica e angazhimeve publike ndërkohë që ai i nënshtrohet trajtimit, pa specifikuar se çfarë lloj kanceri ka 75-vjeçari, megjithëse që atëherë ai është fotografuar në Sandringham duke bërë shaka me qytetarët dhe duke u takuar me kryeministrin Rishi Sunak. .
William ngriti jo pak habi muajin e kaluar kur papritur u tërhoq nga një ngjarje për shkak të asaj që Pallati Kensington tha se ishte një “çështje personale”. William do mbante një fjalim në shërbimin përkujtimor për Mbretin e ndjerë Konstandin të Greqisë më 27 shkurt, por u anulua në një njoftim të shkurtër.
Kur u pyet “William, si është Catherine” gjatë një takimittë fundit, ai nuk u përgjigj, sipas videove të publikuara nga mediat britanike.
Mbretëresha Camilla pritet të jetë në vend të mbretit ndërkohë që ai i nënshtrohet trajtimit të kancerit. Më vonë këtë muaj, ajo pritet të marrë pjesë në një shërbim të Pashkëve në vend të tij, sipas mediave britanike.
Princi Harry, djali më i vogël i Charles, u largua nga detyrat zyrtare mbretërore në vitin 2020 dhe tani jeton në Kaliforni me gruan, Meghan Markle, një vendim që ndau opinionin publik ndaj tij në Britani. Pas diagnozës së mbretit, Harry bëri një udhëtim të shkurtër 26-orësh në Britani vetëm për të parë babanë e tij, por thuhet se nuk u takua me William.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Washington Post
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani