Liverpuli dhe Roma janë kualifikuar tutje në çerekfinale të Ligës së Evropës.
“Reds” fituan 6:1 sonte në shtëpi ndaj Sparta Pragës, kurse paraprakisht në ndeshjen e parë kishin triumfuar 5:1.
Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 11:2 për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp.
E kualifikimin sonte e siguroi edhe Roma, përkundër humbjes 1:0 në udhëtim.
Romakët u kualifikuan në çerekfinale falë fitores bindëse 4:0 në ndeshjen e parë.