Të paktën 149 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 300 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa Izraeli vazhdon sulmin e tij në Gazën e rrethuar, tha Ministria e Shëndetësisë e territorit.
“Forcat okupuese izraelite kryen 13 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 149 dëshmorë dhe 300 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” shtoi ai.