Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Shkodrës bllokon një tjetër mjet të blinduar


Policia e Shkodrës ka bllokuar një tjetër automjet të blinduar i cili përdorej nga Leonard Gjeka.

Gjeka përdorte automjetin e blinduar tip “Audi” pa lejen përkatëse nga autoritetet ligjzbatuese.

Sipas policisë përveç bllokimit shtetasit Gjeka u është vendosur edhe masë administrative.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.     

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Gj., banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.  

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor. Gjithashtu, u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Audi” dhe do nisin procedurat e konfiskimit”-njofton policia.

Leonard Gjeka njihej për arratisjen nga burgu i Melburnit në Australi.

Ky është automjeti i dytë në pak ditë që sekuestrohet nga policia në SHkodër, pasi disa ditë më parë iu sekuestrua edhe automjeti Safet Bajrit.