Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha pas komunikimit të akuzave nga SPAK, se ky i fundit nuk e kishte hetuar si duhet Koncesionin e Sterilizimit, pasi nëse do e kishte bërë do e kishte nxjerrë me fitim.
Sipas Beqajt, përmes shërbimit në fjalë janë kursyer para dhe se gjatë detyrëssi ministër ka pasur prioritet uljen e shspenzimeve.
“Përfundoi hetimi dhe u mora si i pandehur për shpërdorim detyre, në bashkëpunim. SPAK duhet ta kishte nisur vlerësimin e punës time me përmbushjen e ligjit dhe kushtetues, pasi garantimin e kujdesit shëndetësor nga veriu jug për qytetarët, e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me eficencë fondet e shtetit, është detyrë . Po për një ministër Shëndetësie, është detyrë kryesore të shkurtosh harxhimet. SPAK në 50 muaj nuk ia doli që të hetojë dy çështje që ka Sterilizimi. Uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital, dhe uljen e ditëve të marrjes së antibiotikut në spital. Nëse do kishin bërë këtë vlerësim, konvertimi i këtyre kursimeve në para, do nxjerrë një proces në përfitim për financat publike dhe për xhepat e qytetarëve. Kjo do të thotë që mos ta kesh kuptuar se çfarë ke hetuar.” – tha Beqaj.
Ish-ministri, i cili akuzohet për shpërdorim detyre shtoi më tej se shërbimi i sterilizimit ishte dhënë për të sjellë më shumë cilësi. Beqaj tha në fund se do e mbrojë të vërtetën e tij në gjykaë.
“SPAK nuk e mori fare mundimin që të hetonte këtë gjë. Kisha detyrim që ta vë në punë sterilizimin. Shqiptarët janë operuar në kushte të sigurta. Prokurorët nuk ishin në gjendje që të bënin dy vlerësime, vlera e parasë dhe si është materializuar ndarja publik-shqiptar. Ua dhamë me koncesion Sterilizimin që t’u shërbenim më mirë shqiptarëve. Të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë ku do dalë e vërteta e përfitimit që ka përfituar çdo shqiptar.” – tha Beqaj.
Për koncesionin e Sterilizimit janë pas hekurave ish-zv.ministri i Beqajt, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.